Libri „ Rrefimet
e femrave
të dhunuara gjatë
luftës në Kosov”
Autorja: Luljeta Selimi

|
|
Redaktor
Jusuf Iberdemaj
Recenzent: Azem Hajdari
dhe Azem Zogaj
Lektore : Myrvete Morina
Telefoni i autores për kontakt 044 209651
Email: luljeta_s@hotmail.com
|
|
|
Në vend të parathënjës
Pse u detyrova që t’i botoj rrëfimet e
femrave të dhunuara?
Njëra nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi
këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më
të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës
së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo
e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme
dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë
është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht
kur flitet për plagën më të madhe të çdo
lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë
dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i
saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon,
barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci,
Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë
përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve
e burgosjeve ata bënë edhe dhunime.Dhunimet janë të
rënda për çdo popull në botë e posaçerisht
për popullin tonë sepse morali është pjesa më
e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në
teren kamë parë nga afër se sa të renda janë
përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është
kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo
shqiptar.
Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët
e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë
bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin,
nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për
ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët
që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te
majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë
as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e
dhunuara.
Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër
me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është
sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të
bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen
sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie
e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe
më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e
jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!
Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të
dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë
psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për
përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të
vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën
asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr
as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë
“e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm
një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në
Kosovë gjatë luftës.
Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në
Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë
edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë
luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë
do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare.
Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të
Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe
i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë
këtë, por një gjë duhet ta kenë të qartë:
se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të
detyrohen një ditë që vetë ta thonë të
vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë.
Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe
prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në
atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë
në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete,
të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë,
vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse
gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të
mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja
më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë;
si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë
sërish jetën?
Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur
i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të
pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit
të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të
mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të
sherohet nëna e cila nuk mund të këthehet tek fëmijët
e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe
të anëtarëve të tjerë të familjes? Si
mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara
pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare?
Si, si…???
Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur
të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes
se ato përveq së janë të dhunura janë edhe
të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta
ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që
jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të
gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve,
ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë
peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve,
të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë
së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo
njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit
qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë
së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe
kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë
ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike…
Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që
po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku,
pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës
andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase
ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët
tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe
po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime…”
me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave
të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë.
Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e
lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e
kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi
varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj
edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi
plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre
femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra
e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin
mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë
së Kosovës. Turpi iu mbetet vetëm atyre që e shkelin
dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le
të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej
sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave,
motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më
shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë
së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim
të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional.
Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje
modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më
të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve
të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave.
Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve
e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado
e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë
në mënyrë që të mos harrohet as përseritet
kurrë më.
E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të
mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar
sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht
iu kërkoi falje dhe mirkuptim.
Autorja
S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE
" - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin
kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova
por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta
të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në
Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan
nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për
në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë
veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim
në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe
u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën
nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje
të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe
ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një
familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa
metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte
e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e
Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta
edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e
kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse
nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të
rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia
nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje
as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur
në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë
errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë
ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim
se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga
ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë
kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi
gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan
të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej,
ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra
për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm
tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët
filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse
meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim,
edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë
tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit
që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja
që, së paku, një të rame t'ia marrë unë.
Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici
që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata
dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës,
me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të
gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit
dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të
qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici
më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që
ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi
tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën
siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar
femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë,
me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin
sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë
e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët
e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte
andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan
familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në
kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur
të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se
ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit,
më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk
më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës,
por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë
gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë
femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës
qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me
radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk
e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm
zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste
e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që
edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e
të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët
me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në
vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë
që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë
të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri,
por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen
kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën,
dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë
se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R.
nga një fshat i Pejës
Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e
tash vetëm e shikoj atë
Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë
e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa
ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin
e një ndërtese në lagjen “Dardania” në
Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë
të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin
me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë
komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga
dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi
të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta,
disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe
e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë
të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në
sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm
e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë
të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të
jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes
dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra
se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se
ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e
shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një
ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte
diçka .
U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një
shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë
me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë?
Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen
dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më
të lirë për qiranë. Unë për këtë
qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu
kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta
tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër
vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë,
detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu
e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me
mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë,
kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po
ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë
më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna
si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë,
edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i
madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të
punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë
mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë
time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija,
por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte
e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa
minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që
i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar
në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve
që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët
dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët
që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën
e kthenin në epokën e rëndë të luftës,
e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit.
Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e
mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë
tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e
mi më të dashur që kam pasur. Është babai,
nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto
ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka
po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me
lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte
të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte
çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që
po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme
dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen
duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha
të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët
që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin
tonë, një ditë do të jenë ata që do të
ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim.
Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua
më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin
duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që
vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët
në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të
popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë
dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë,
shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi
Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që
jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë
të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar,
bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek
edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës
do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj
shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo
çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët
duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në
dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë
kohën për një luftë të afërt, por që
edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën
e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte
mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe
një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa
askënd në këtë botë… “ dhe vaji
prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo
u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë
e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .
Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët
se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,
dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë
ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim
nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim
më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja
si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja
se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte
më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit
e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë
shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më
të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të
presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet
me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan
bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste
asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim
në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët
serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën
dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan,
dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare
sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin
tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në
mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë.
Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush
të mendoj pëe mua.
"JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"
Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin
ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse
mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo
ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në
zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata
ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte
t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht.
Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që,
edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin
kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar,
kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre
të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë,
unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja
e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges:
"Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është
rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por,
megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu
do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë,
prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë",
- foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret.
Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar
për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me
të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej
me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia
e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por
edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda
ishte se kur po mbushej një orë punë në atë
sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani
mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq,
ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan
mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit.
Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi
punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë
fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra
e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin
futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa
e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur
e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi,
por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një
plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi
punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi
t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja
e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët
e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u
ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të
vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti
një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe
i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin.
Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka,
H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte.
"Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja
e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të
zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë.
"ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar.
Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat
që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë
dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar
se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë,
pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes!
Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…",
- i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e
buza i dridhej pandërprerë.
Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa
ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë
mohimi.
"E vetmja gjë që më ka mbetur janë
fëmijët"
Disa ditë, pasi filluan bombardimet, burri im më tha: "Grua,
njerëzit po vijnë nga të gjitha pjesët e Kosovës
dhe po shkojnë në Maqedoni e ne po rrimë këtu. Po,
sikur të na zënë të gjallë policët?".
E shikoja dhe sikur e parandjeja fatkeqësinë që do vinte.
Jeta me dukej si diçka e përfunduar dhe e shkuar. I tërë
trupi filloi të më dridhej. I përgatita fëmijët,
mora ca ushqime me vete dhe, kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova
edhe një herë nga shtëpia dhe i thashë burrit: "Diçka
më të vështirë nuk kam përjetuar, a do të
mund të kthehemi prapë në këtë shtëpi,
t'i kthehemi jetës sonë?” Ai më shikoi, por nuk
m'u përgjigj, ndërsa unë qaja në heshtje që
të mos i shqetësoja fëmijët. Pak metra para se t'i
bashkangjitemi kolonës që vinte nga mesi i Kosovës, na
ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorën burrin nga vetura,
duke e goditur me kondak të pushkës. Fëmijët filluan
të qajnë, qaja edhe unë. Por, kur m'u afruan mua e më
nxorën nga vetura, fëmijët filluan të qajnë
edhe më shumë. Mua nuk më goditnin, por më vështronin
dhe silleshin vërdallë rreth meje. Pas pak e thirrën
dikë nga larg që të vinte. "E ke një peshk",
- i thanë. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi një me mjekër
të gjatë dhe me sy të skuqur, të cilit, që
nga larg, i vinte era raki. Ai, duke e folur një shqipe të
bastarduar, më tha: "Ti je shqiptarja më e bukur që
kam pare, dhe do të jesh shqiptarja më e bukur që do
ta kem në shtrat". Unë fillova ti lutëm, qaja dhe
nuk i ndaja sytë nga burri, ai ishte para meje. Aty i kisha edhe
fëmijët. "I dua ditët kur më luten e më
përulen shqiptarët, më vjen çdo gjë si ëmbëlsirë.
Ti më je ëmbëlsira më e ëmbël që
kam pasur nga shqiptarët". "Kjo është mësuese,
ndaj ta shohim çka i mëson shqiptarët", - i foli
një tjetër. "Aq më mirë. Merre kamerën
se më nuk mund të pres. Dua ta kem menjëherë",
- foli ai me mjekër dhe filloi t'i zhveshë pantallonat. Dy
nga ata m'i mbanin duart, kurse ai filloi të më zhveshë.
"Do të jap para dhe ari, vetëm këtë mos e bëni",
- u thashë unë dhe njëri ma lëshoi dorën. "Shko
dhe sillmi", -tha, e unë shkova nga vetura t'i sjell. I mora
dhe ua dhashë, por qëndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma
lëshuan burrin e as mua. Ai që e mori kamerën iu tha
të startonin. Burri dridhej i tëri. Njëri prej tyre filloi
të më zhveshë e të tjerët qeshnin rreth meje.
Kur ai filloi të më ç'nderojë, burri provoi t'u
ikë e t'më ndihmojë, por një tjetër, që
kishte qenë pas shpine, me automatik shkrepi në trupin e tij
tërë karikatorin e automatikut. Aq shumë klitha, klithën
edhe fëmijët, provoja t'u ik, të bëj diçka,
por ata vetëm argëtoheshin me përpjekjen time. Nga vetura
dolën edhe fëmijët. Ata u hodhën mbi trupin e përgjakur
të babait të tyre, e mua më çnderonin vetëm
disa metra më tej. Nuk ka fjalë, e as shprehje ta përshkruaj
atë dhimbje e atë nënçmim që ndjeja unë
në ato çaste. Disa minuta më vonë, ai që
mbante kamerën, e drejtoi kah fëmijët mbi babanë
e vrarë, për t'i regjistruar lotët e vajin e tyre aty.
"Edhe kjo na duhet, do të jetë skenë e mrekullueshme
për stimulim të të rinjëve", - fliste njëri.
Më vonë, fëmijët i futën në veturën
e dikujt, kurse veturën tonë e morën në oborrin
ku ishin strehuar. Me mua lozën edhe disa të tjerë dhe
së fundi më mbyllën në bodrumin e një shtëpie
aty afër. Aty më mbajtën disa ditë, e kisha humbur
edhe drejtëpeshimin, edhe fuqinë. Nuk gjasoja në një
njeri normal,më çnderuan prapë, nuk më kujtohet
sa, por një gjë që e di, është se kur më
kanë hedhur në rrugë, më mori një familje,
e cila më ndihmoi shumë. Kurrë nuk ia harroj gruas që
m'i lante plagët, kur unë flisja për dhunimin, ajo më
ngushëllonte. Ajo më ngushëllonte edhe për fëmijët,
më premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fëmijët
e gjallë. Ajo familje nga Ferizaj më ka përkrahur e më
ka ndihmuar shumë. Ata më ndihmuan edhe kur i gjeta fëmijët,
edhe kur u nisëm për në Kosovë. Në oborr gjeta
vetëm rrënojat, dhe tani jam edhe pa burrë, edhe pa shtëpi,
edhe e çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm
fëmijët", - tha me lot në sy mësuesja nga rrethi
i Kaçanikut.
Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut
Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia,
ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit
kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
"A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi
bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës",
- kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit
maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës.
Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte
zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të
nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar
dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë
i kishte thënë:
"Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj
s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë
plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
"Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë.
Ti duhet të kujdesesh për familjen. Mos rri jashtë shumë,
se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të marrin.
Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë
prapë H.S. nuk futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje.
Policët serbë filluan t'ua grabisin veturat shqiptarëve.
H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë
e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë,
sikur u trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë
brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi:
"merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani
përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë
dy policë që ia nxorrën familjarët jashtë.
Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan
në një shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën
duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes
ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr.
"Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre",
- tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe
i erdhën po ata të dy që e morën me veturë.
"Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare",
- i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa
tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur
në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë,
por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër
vetes dhe, si gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin
e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë rezistencë.
Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga.
Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e
kishte të përgjakur, sepse e kishin grushtuar disaherë
në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët
po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi
zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë,
derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të
bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë,
a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që
ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të
vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët
i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë
e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se
do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe
do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë
juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte
këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në
bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më
vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me
një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë,
dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për
në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me
helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë
e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia
kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për
shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në
Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo
nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në
valët e Adriatikut.
Tragjedi në një familje
Dhe, derisa unë po mendoja një polic që
na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin
e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk
u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen
time. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur
kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme.
“Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar,
sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë
e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve
të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët
si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët
e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk
u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë.
Unë, si nënë që isha, përveç frikës
nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët.
Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin
të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët
ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të
afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë
që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh
kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve
të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa
nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën
trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb
se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu
që, për të gjallë kurrë të mos bie në
dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të
madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj
vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë
në dorë të shkaut, se unë e di çka bën
shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e
vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte
ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë
vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte
dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur
nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar
i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më
i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së,
atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje
do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte
thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti
mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam
i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse
shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë,
aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja
se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari
i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në
fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa
kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë
e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të
ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje
të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush
do të duhej t’i sillte drutë, çka do të
haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha
në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më
mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika
e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje,
plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë
mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur
u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por
ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në
kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim
të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë,
e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka
do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh,
unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte
dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit
e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme.
–“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të
ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për
ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha
me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o
djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në
kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë
se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja
te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha
s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që
na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin
e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk
u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali
ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte
ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur
mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i
lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende
qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por
polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me
këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë.
Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri
nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat
që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të
shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë
as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën
duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët,
por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje
ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë.
Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa
e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më
kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm
për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar
me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së
bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën
nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë.
Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër,
i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë
me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë
të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë,
është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të
dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more
paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd,
unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe
atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja
dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët
serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai
vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më,
-përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.
Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”
S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para
nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin
…: “Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të
duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të
tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i
dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve
rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po
dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja
vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku
ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur
pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita
se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e
kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me
të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur
unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të
ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte
atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte
raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin
të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli
dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot
veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta
shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’,
më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë
po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë
urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar
i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit
si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin,
unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën
time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”-
klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”,
mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava.
E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më
dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën
e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët
e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend
se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më
thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej
trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj
më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur
trupin e një vajze të bërë copë-copë,
në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave
ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën
dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i
lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur
ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj,
të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e
talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua
vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa
të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë
me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe
buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të
tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm
kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se
trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se
në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e
simbolit të kryekriminelit Milosheviq. “Mos më merr,
më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj,
por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë
kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”,
përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja
rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se
po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
Nënës i plasi zemra
Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofenziva më e
madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës.Ishte
pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë
ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz.
Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi
të iknim dikah e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë
më nuk bënin punë pemët e egra me të cilat
u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë sish
u sëmurën rëndë dhe s’kishin asnjë shpresë
të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe
shpirtin ua mbyste frika.
Ishte mesditë kur paramilitarët me koka të lidhura me
shamia na grumbulluan të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të
ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujtë një
nga një dhe i lidhën për drunjë. Më vonë,
e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën
të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që
ne të thyheshim dhe të tregonim së mos kishim fshehur
diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t`ua
rrembej automatikun atyre, ia morën djalin 2 vjeçar, ia
prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllau im provoi të
reagoi edhepse me duarë të lidhura. E morën, e vendosën
para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe
ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiça në atë
çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u
nisa drejt tyre, por vëllau im si duket vdiç nga dhemmbjet
dhe më nuk e pashë tek ai as lëvizjën më të
vogël. “Do të dhunoj me organin e tij!-” më
tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët mi lidhën
duart e më lidhën për kamioni. E di se u përpoqa
të bëj rezistencë por një goditje e fortë në
kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur
vetëdija kam qenë e tëra e zveshur dhe e lidhur edhe
më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë
tjetër të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve
të mija pashë nënën që po rrinte duke qajtur.
“Ta vranë vëllaun me gjithë nusen e tij”,
më tha ajo në vend se të më jipte kurajo! Ndoshta,
këtë, ajo e bënte nga zemra e plasur. “Ndoshta
është më mirë që edhe ti të vdesësh”,
se: “do ta kem më lehtë e vetmuar” -më tha
nëna. Ajo mandej filloi të mi thoshte disa gjëra që
më dukeshin aq të parëndësishme për momentin,
dhe unë dridhësha, nuk di a kisha të ftohtë, frikë,
apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz
të vdekurë e të pavarrosurë, kishte aq shumë
copa të gishtërinjëve, duarëve, veshëve saqë
nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për
të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një
polic i cili më tha – “Pasi kishe qenë e virgjër
do të të marrë për grua, do vish me mua në
Serbi, dhe atje do ta ngrehim një fole siç ka menduar kryetari
ynë, Millosheviq. Që djemtë serbë ti martojmë
me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë
dhe të gjithë meshkujtë në Kosovë t`i vrasim.
Do ta lindësh një djalë, më thuaj”- më
thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të
më dhunoi.
Nuk di sa më ka maltertuar, por e di se kur i hapa sytë e
kishte tërë trupin gjak.Nëna këtë herë
kishte qenë duke qajtur pranë meje . Më tej disa nga
gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës
. Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka,
nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje
kishte plot gra e fëmijë . Ndoshta nuk më punonte truri,
ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se
më mundonin vetëm dhimbjet e barkurt dhe turpi dhe ndjenja
se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që ma bënë
serbët.
Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Më
nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe
nuk e kupoj pse kaq shumë e doja vdekjën . Kisha më shumë
dëshirë të vdes se çdo gjë tjetër. Nëna
vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë
nuk e foli këtë herë. Një grua mu afrua dhe më
tha që t’ia lidhi plagët të birit gjashtë
vjeçar që ia kishin këputur gishtrinjët. U afrova
por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një
copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku . Më
vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën
e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm
në atë mal që t’ia ndalim temperaturën, ishte
një aspirin dhe një gotë ujë. Pasi e piu tha
“ gabova që e piva atë ilaq, ndoshta do t’i gjindej
dikujt, mua më plasi zemra dhe më s’më duhet asgjë.
Unë po vdes dhe po vdes zemërplasur më shumë për
ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija
ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh
gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur”
pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiç dhe
mbeta e vetmuar dhe e ndotur.-tha në fund vajza nga malet e
Çiçavicës.
Prova e burrërisë
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa
unë e burri vetëm e
ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim
se nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës
që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë
dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim
jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra
ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan
të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë.
E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të
bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë
burrit. “
Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë
nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka
po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes”
Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë
e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte
pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në
një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë
bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të
keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e
kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të
hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju
lëmë që të niseni për në Shqipëri
menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë
më”. ‘
“Do të shkojmë, në mënyrë që t’i
shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti
burri im ngadalë. Pastaj, ne të gjithë që kishim
para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë
të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën
duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.
“Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë
ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’.
“Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin.
Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek
ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin
shtijnë në të dhe e vrasin.
E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi
prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet
filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej
trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë,
të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë
ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët,
njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e
në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur.
“Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm
sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“,
tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi
një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha
e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza
e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të
tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një
mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur
ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë
zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte.
E di se kur më hodhën në tokë, në atë
shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi
të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin
edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete.
Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por
jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të
gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët
e mi, e panë se si më ç’nderuan. Djalin ma morën
dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin
burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova
shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në
përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar,
kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha
e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë,
me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori
edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin
edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam
pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë,
u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim
i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot.
E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë
shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në
shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të
shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të
flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat
kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që
t’i të mos ndjehesh i turpëruar”. Desha të
flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave
dhe të burrit, me ndalën.
”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes,
dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë
shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është
dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe
je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse
ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me
të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës,
që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar,
e jo ju, nënat që Kosovës ditët t’i falni
dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i
dalin zot Kosovës” më tha burri im.
Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur
që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat,
duke shpresuar se një ditë do të më këthehet
edhe djali im i vetëm…
Plagët e cigares
R.N.-në nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës
e kishin gjetur të lidhur në lokalet e Fakultetit Juridik.
Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën.
Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtërisht.
Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm…
“ Pasi më nxorën nga shtëpija, më dërguan
drejt në lokalet e Fakutetit Juridik. Aty më futën në
një zyrë të profesorëve dhe më vunë prangat
e më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më
kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë.
Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë
etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë
e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më
morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë
më urdhëroi të zhveshëm. Unë refuzova. Njëri
nga policët më ra shuplakë dhe përnjëherë
më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri nga “bosët”
mu afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu.
“ Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël,
dhe unë me këtë thikë, do t’i shijoj të
gjitha…” tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi
para syve të mi, filloi të mi prente rrobat, një nga
një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq.
Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga
ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca
ime e vetme, ishin disa gërvishje me thonjë në fytyrën
e dhunuesit…
”Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret
tjera që janë këtu, si dhe të gjithë ata që
do të mbesin në Kosovë” më tha paksa i hidhëruar,
ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më
la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak
çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij
t’ia ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare…
Ndihesha aq keq sa që për çdo sekond në vijim
më bëhej se
vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më
tha:
”Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh
një kujtim që do të shoqërojë tërë
jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën
si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë
gjatë kështu. Do të të vras ngadalë-ngadalë...”
dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku ate duke më
shkatuar plagë të rëndë të djegies.
Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren,
e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak.
Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori
e përcjellë me dhimbje ofshamë e britma, ishte një
torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë
as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoja se “njeriu”
mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai
edhe armiku më i madh! Natën që pasoi mi zgjidhën
duart dhe disa veta, të tjerë më dhunuan me radhë.
Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim,
por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë
që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat
e tyre që prenin e shkruanin fjalë në trupin tim…”
R.N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda
për një rrëfim të tillë dhe filloi të
ofshajë duke qarë. Për R.N. jeta ka një kuptim të
hidhur sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli
të thyer të vitit 1999 .
Do të doja të harroja çdo gjë
H.G nga Prishtina duke fshier lotët, me trupin që
i dridhej si purtek, duke shtrënguar duartë dhe duke shikuar
herë kah vajza e herë kah dritarja filloi rrëfimin e
vetë të dhembshëm:“ Prishtina gjatë bombardimeve,
për herë të parë po e përjetonte luftën.
Kur filluan ushtria, policia dhe paramilitarët t’i nxjerrnin
njerëzit nga shtëpitë e tyre vetëm atëherë
ua besova vatrave të luftës që ishte ndezur gjithandej
Kosovës. Unë vetë, nuk ia kisha hapur askujt derën,
dhe kur na nxorën jashtë s'kisha forcë të trokas
askund. Dhe, nuk thuhet kot në popull se nuk ia beson kurrë
i ngopuri të uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur
ngushtë me ata që ishin kundër luftës sepse ishim
mësuar që të tjerët të vriten në demonstrata,
të tjerët të dalin në protesta, të tjerët
të vuajnë e shpresonim se do të mund të fitonim
në kurriz të të tjerëve!!! Kur na nxorën dhe
dëbuan nga shtëpija dhe ma morën burrin, e dëgjova
kur e mallkoi vetën që nuk kishte shkuar t’i bashkohej
UÇK-së, dhe kur po e futnin në veturë me zërin
gjithë vaj tha: “Nuk e meritoj as të qahëm sepse
unë nuk po vdes si trim, si trimat me pushkë në dorë,
por si një qyqar, si një i marrë që nuk e përkrahu
luftën Çlirimtare të popullit të vet. E di se
kur po nisej vetura, vajza filloi të qante me zë. Nga shtëpitë
e tyre i përzunë edhe fqinjët tanë. Edhe disa shtëpi
të tjera i kontrolluan dhe pasi i morën meshkujtë, neve,
të gjitha femrave, na dërguan në shkollën fillore
"Naim Frashëri" . Ishim diku rreth 20 femra, dhe kryesisht
të reja. Dy që ishin mbi 40 vjet i vranë menjëherë!
E vranë poashtu edhe një plak tjetër. Natën e parë
nuk erdhi askush, kurse të nesërmen në mëngjes erdhën
dhe na zhveshën lakuriq të gjithave. Dy vajza të reja
i morën dhe ne nuk dinim asgjë çka po ndodhte. Ato
nuk u këthyen kurrë
më. Të nesërmen erdhën disa ushtarë dhe morën
shtatë nga ato që u pëlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk më
plasi zemra kur ma morën vajzën. E sollën pas pesë
orësh të tërën të përgjakur. E kishin
dhunuar, ia kishin prerë trupin në disa vende dhe më
tha me gjysëm zëri:
“Të lutem nënë merre një karrige dhe ma mësho
në kokë që të vdes dhe të mos ndjehem kështu
e poshtëruar, të lutem...” Klitha e qava por askush
as që na dëgjonte, dhe askush as që donte të dinte
për ne. Dy ditë më vonë i morën edhe disa të
tjera dhe nuk i këthyen më. Të nesërmen më
morën bashkë me vajzën time… Dhe njëri më
ç’nderonte mua e tjetri vajzën time. O zot, sa të
pafuqishme që ishim! Vetëm atëherë e pashë
pse vajza ime e dëshironte aq shumë vdekjen. Nuk më kujtohet
çka ndodhte me mua, e kisha hallin e vajzës, dhe kur provova
ti mëshoj njërit, më la nuk më ç’nderonte
më, por më lidhi dhe filloi të mi hiqte thonjtë
me dana të rrymës. Vajzën time e këthyen në
dhomën ku na kishin
lënë, kurse mua më detyronin ti shiqoja të gjitha
femrat që po i dhunonin me radhë. E di se ishin më shumë
se njëzet. Kaluan disa ditë e unë qëndroja e lidhur
dhe pa futur gjë në gojë, bile as ujë. Disa ditë
më vonë më hodhën në një bodrum bashkë
me gjashtë gra të tjera të moshës sime, kurse vajzat
e reja i ç’nderonin çdo ditë. Veç zoti
e di sa kam qarë, bërtitur e vuajtur ato ditë sa isha
aty tek po i dhunonin vajzat e reja! E unë, detyrohesha ti shiqoja
përpelitjet e atyre trupave të njomë, dhe ti dëgjoja
vaje, klithjet dhe britmat e tyre plotë dhembje! E ndaja dhembjen
me to se më dhimbëte shpirti im i plagosur. O zot, si nuk
po çmendej njeriu kur po përjetonte aq gjëra të
tmerrshme? Kush thotë se njeriu çmendet nga tmerri? Kush
thotë se njeriu vdes nga dhembja? Nëse zoti ka thënë
se njeriu duhet të jetoj ai jeton pa marrë parasysh se çka
ndodhë me të, vetëm tani e di fuqinë e zotit, vetëm
tani e di se çka ndodhë kur ai ka thënë se ti
duhet të jesh viktimë. Apo ndoshta zoti e ka humbur fuqinë
mbi njerëzit, djalli i quajtur shka e mori Kosovën në
dorën e vetë dhe bënte çdo gjë që donte
në ato pjesë të saj ku nuk ishin djemtë e UÇK-së.
E di se tani nuk kam të drejtë as ti përmendi, sepse
unë dhe familja ime nuk bëmë asgjë për ta,
por po të mos shpresoja se ata djem do ti thenin forcat serbe s'do
të isha sot, s'do të mund të ishin as ato femra që
aty torturoheshin çdo ditë nga bishat që nuk ngopeshin
gjak shqiptari. Kur më së shumti lëndoheshim dhe torturoheshim
i thonim njera tjetrës për ngushllim, zoti asnjë tokë
nuk e le pa shpëtimtarë ndaj edhe Kosova i ka djemtë
që i morën pushkët për atdheun dhe do ti dalin zot.
Ndonjëherë deshironim që të mos vdisnim të
gjitha që dikush nga ne të mbetej e gjallë që nesër
do të mund të rrëfente për këtë që
ka ndodhur. Kur më ç’nderonin serbët i kamë
mallkuar edhe djemtë e mij të cilët vetë i dërgova
në perëndim që ti shpëtoj! I mallkoja pse ata nuk
më kundërshtuan dhe t’i marrin pushkët e t’i
dalin zot atdheut. Edhe sot do të ta thoja emrin dhe mbiemrin e
plotë për opinionin e gjërë dhe për njerëzit,
sikur të mos i kisha djemtë që do të ndjeheshin
të vrarë për së gjalli për atë që
u kishte ndodhur nënës dhe motrës së tyre. Kur u
këthye djali i madh në një mëngjes më tha:
“ Nënë, edhe që ju kanë burgosur, rrahur e
torturuar, është më lehtë, pasi i keni shpëtuar
dhunimit”, Unë menjëherë u alivanosa. Ai, ndërkaq,
as sot nuk e di se jemi të dhunuara që të dyja. Ai mendon
se unë mërzitem për burrin e vrarë dhe nuk e di
të vërtetën se çka ka ndodhur me ne. Nganjëherë
dëshiroj të harroj çdo gjë që ka ndodhur!
Por, a do t’ia dija vlerën lirisë sikur t’i harroja
këto të zeza? E di se edhe shumë kohë do të
më mundojnë përjetimet e hidhura që na i shkaktuan
barbarët e Millosheviqit, por nuk dua të vdes sepse do të
dëshiroja që ta shihja pavarësinë e Kosovës!
Dhe vetëm atëherë, do të vdisja e qetë, sepse
do të sigurohesha se nipat dhe mbesat s'do t’i vrasin as
dhunojnë kurrë më barbarët serbë...
Ecja në vdekjen e paralajmëruar
Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e të
motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që
ishte drejtuar për në stacionin e trenit. Ajo, për ditë
me radhë, nuk kishte mundur të besonte se motra e saj 16-vjeçare
ka vdekur pas torturave që ajo kishte përjetuar nga serbët.
Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra
te dera e shtëpisë dhe priste! Priste, t’i këthehej
e motra. Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës
që ajo ta fillonte rrëfimin e saj për atë që
i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur
na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte
edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi
mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave.
Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja
vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur
në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkisin
dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim
ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë.
Na urdhëruan që të zhveshemi. Motra ime provoi të
kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan
ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut
dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë,
njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Ajo, tani më,
nuk kishte as zë të klithte. Ne shihnim me ankth se si ajo
gërrithte tokën me gishtrinjë dhe kur provonte t’i
mëshonte ndonjërit prej tyre, polici tjetër i mëshonte
me kondak në kokë. Kur ajo e humbi vetëdijen, unë
arrita t’i iku nga duart policit që më mbate mua dhe
të tjerave në dhomë dhe na detyronim ta shikonim. Ajo
nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të
thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante
m’u afrua dhe më detyroi me maje të thikës të
shtrihëm. Kur e pashë se edhe mua do të më ç’nderoj,
shpejt e mora një vazo,që ishte pranë meje dhe i rashë
në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline
dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka diçka më
të rëndë që mund të të ndodhë në
jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale.
Isha dhe mbeta e vdekur, edhepse vazhdoj të jetoj! Kur desha të
ikë, kur të njëtën gjë po ia bënin edhe
njërës në dhomë, filluan të m’i heqin
thonjtë me dana. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po
shpirti im nuk mund të shifet dhe askush në botë kurrë
nuk mund të besojë se si ndihet ai… O zot, sa dhembje
bartë me vete ky shpirti im i molisur, o zot….” –përfundoi
rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo kurrë më nuk e pashë
motren time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë
nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë
tek vdisnin në duartë e gjelatëve, ushtarë e policë.
Nuk më kujtohet se kush na nxorri nga aty. E di se pas luftës
frigohesha të këthehësha në shtëpi. Ende nuk
mund të besoj se lufta ka mbaruar...
Caku i policëve ishte bunari i axhës!!!
Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë
e vetmja nga familja jonë ende kisha mbetur në fshat. Isha
e detyruar sepse kishim bagëti, dhe ato, pas burgosjes së
vëllezërve te mi, ishin burimi i vetëm i ekzistencës
sonë. Viti ‘99 me bllokoi dhe nuk kisha gjasa më të
dalë nga rrethi i hekurt i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve
që kishin rrethuar Drenicen dhe Dukagjinin. Përveç
meje, në fshatin tonë kishin mbetur edhe katër vajzat
e axhallarëve, dhe më pas shtëpitë tona u shëndrruan
në strehimore grashë e fëmijësh. Gatuanim për
më shumë se 30 veta, dhe me ne nuk ishte asnjë mashkull.
Kur na u afruan forcat e armikut, natën rrinim në malin më
të afërt, e ditën shkonim në shtëpi, pregatitnim
ushqim dhe ushqenim bagëtinë. Dhe kështu, jeta jonë
nga të ftohtit, acari dhe frika ishte shëndrruar në një
jetë plotë ankth e tmerr. Pas disa ditësh filluam të
sëmuhemi nga të ftohtit. Kështu, te ftohtit dhe acari
jetën në mal e bënin të padurueshme. Edhe ashtu
forcat serbe na hetonin kur e ndiznim zjarrin dhe vetëm na vështronin.
Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më
të vegjël na u sëmurën u këthyem në shtëpitë
tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimisht! Një grua nga rrethi
i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë,
dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe
iku. Mbetëm 21 femra të reja prej të cilave nentë
ishin të mitura. Rrinim në shtëpi dhe nuk guxonim ta
ndeznim zjarrin në mënyrë që barbarët të
mos kuptonin se ne jemi aty. Ata sa vinin e shtoheshin. Edhe rruga,
nga bora e madhe ishte bllokuar. Thjeshtë, detyroheshim të
qendrojmë aty. Pas disa diteve filluan të na hargjohën
edhe ushqimet. Ushqeheshim vetëm sa për ta mbajtur shpirtin
gjallë, sepse, si ushqim të vetëm kishim pak qumësht
dhe fare pak miell. Nuk e di saktësisht datën, sepse filluam
adhe ne që ta humbim kontrollin me kohën. Edhe ushqimi i pamjaftueshëm
po e bënte të vetën! Dhe, papritmas e pa trokitur fare
na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e
policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do
jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t’ia ledhatonte
flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte
vetëm 14 vjeçare, e cila, edhe ashtu frikësohej më
së shumëti. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga
reagimi i saj. “Unë jam zot për shqiptarët, dhe
nuk duroj fyerjet”- tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi
Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk
rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë.
Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duartë!
Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e
mbanin. E shtriu në borën e ftohtë, dhe po e ç’nderonte.
Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim ti afroheshim. Vetëm
po shikonim të tmerruara. Një automatik që e kishim të
fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur
shumë nga ata kishin drejtuar sytë tek ai që po e dhunonte
motrën tonë, motra e Netës, X që ishte më e
pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarëve
që ishin në dhomë. Të pestët ranë të
vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata
që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë
ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët tjerë
hynë në dhomë duke thënë se edhe ata janë
të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që
e kishte automatikun në dorë deshi të shkrepë në
një polic, nga jashtë njëri nga policët tjerë
e qëlloi dhe ajo vdiç në vend. Një nga ata e mori
në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë
e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri më
nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët
po e ç’nderone edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si
ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e
tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në
bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t’i
rezistoj, me thikë më theri në krahëror,dhe gjaku
im pikonte në tokë, e me të binin dhe copat e veshjes.
Unë fillova të klithë dhe ashtu si në ëndërr
pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G-në
e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash që ai
po e dhunonte në borën e ftohtë, G përpiqej të
rezistonte por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte
e përgjakur e tëra dhe nuk mund ti duronte më dhimbjet.
Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa
unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhëmbje, pashë
se si i njejti serb që po e dhunonte G.-në, e hodhi atë
në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh.-në, që
unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e
di se në atë bunarë e hodhën të gjallë
dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit
ngase po dëgjoheshin të shtënat në malin e afërt,
unë ashtu gjysëm e zhveshur u fsheha pas disa luleve të
vjeshtës dhe “murit të gjallë“ shumë
shpejtë sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë
në vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën
të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish
i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit,
e unë mbeta përgjithmonë e lënduar . Edhe sot, edhepse
jam gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin
skenat e tmerrshme që ma nxijnë jetën përgjithomë.
Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë
plagët
E.R. nga një fshat i Gjilanit, atë ditë, sa kishte hyrë
në aeroportin e Shiplit në Holandë. Fytyra e saj e zbehtë
më shumë i ngjante një të vdekuri se sa mbahej me
të gjallët. Edhe plaga që ende i kishte ngelur në
fytyrë dhe po ia mbulonte tërë anën e majtë,
tani iu kishte qelbur dhe kishte marrë një ngjyrë të
çuditshme. U ul në karrige ngadalë, dhe, kur pa kamerat
televizive që po xhironin e uli kokën dhe lotët e ngrohtë
i ranë faqeve. Dukej se në trupin e saj vetëm lotët
kishin mbetur të ngrohtë. Gjithçka tjetër në
të dukej e vdekur. Kur u ngritën të dëbuaritë
të shkonin me autobus për në kampin që ishte pregaditur
enkas për ta, ajo shtrëngonte grushat e dobët dhe vjedhurazi
shikonte se a do të mbetej dikush me të. Derisa turma e njerëzve
të lodhur e të mërzitur po ecte, ajo sa vinte e shqetësohej
dhe çdo çast nga shqetësimi po i shpejtohej frymëmarrja.
Shqiptarja që po e udhëhiqte grupin iu afrua ta qetësonte,
por edhe ajo u pre kur pa se në sallë kishin mbetur shumë
femra. Të gjitha ishin të dhunuara. E.R. tani nuk qante vetëm
për veten e saj, qante për fatin e të gjitha shqiptareve
fatkeqe si ajo. Sado që udhëheqësja e rrugës u përpoq
ta qetësonte, ajo e ndruajtur përseri pyeti: “Të
gjtha këto kaluan nëpër duartë e kriminelëve
si unë?“, dhe lehtë i rrodhën për të
satën herë lotët, si vargu i ikjeve nga Kosova. Kur njerëzit
që duhej të shkonin në kamp kishin shkuar, veturat e
ambulancës arritën. E.R. u ngrit bashkë me 16 femrat
e tjera dhe hynë në vetura. Ishte pamje e tmerrshme, të
gjitha qanin, të gjitha shkonin nga aeroporti sikur donin të
thonin: “ mos vallë këtu ishte fundi i rrugëtimit
të tyre , mos vallë këtu do të treteshin eshtrat
e të gjithë atyre që erdhën në këtë
tokë“.Rruga, sa ishte e gjatë, aq ishte edhe e vështirë.
E.R. vazhdonte të qante në heshtje dhe kur udhëheqësja
e rrugës iu ul pranë, ajo i tha: “ Pse nuk na leni të
vdesim, të tillat si ne nuk duhet të jetojnë”.
“Dëgjo motër, jeta duhet të vazhdojë. Të
gjithë kemi plagë, kush më shumë e kush më
pak”, tha udhëheqësja e rrugëtimit.
“Po pse të jetojë? Si të jetojë tani që…
dhe deshi të thotë edhe diçka. Trupi i saj dridhej
si purteka, dhe frymëmarrja sa vinte e i shpejtohej.
-“Nëse vazhdon kështu, duhet të të jap barëra
qetësuese. Duhet të qëndrosh, ti je e gjallë dhe
lutju zotit t’i kesh edhe njerëzit e tjerë të gjallë.
Një gjë gjithmonë duhet ta kemi parasysh, pavarësisht
çka i ndodhë njeriut, jeta duhet të vazhdojë”
–më këshilloi ajo.
- Unë s’kam pse të jetoj, mua s’më jetohet.
Më ç’nderuanë para syve të babait e të
nënës, dhe kur ata u përpoqën të më ndihmonin,
i vranë kriminelët serbë! I vranë vetëm pasi
pasi ata panë se më çnderuan dhe luanin me trupin tim.
Pasi u larguan dy nga unë, njëri nga ata e kishte lënë
automatikun afër meje. E mora shpejt dhe kam zbrazur drejt tyre.
Nuk e di në kishte të vrarë, por të plagosur i pashë
dy. Një tjetër që kishte qenë në anën
tjetër më qëlloi fytyrës me automatik. Më tërhoqi
për flokë zvarrë, dhe më pas para syve të mi
e dhunoi mbesën time 14 vjeçare. E unë nuk kisha mundësi
ta ndihmoja. Kafshoja duart e mija nga ankthi! Një nga policët
që kishte qenë pak më tutje erdhi iu afrua shokëve
të tij dhe pasi i pa se janë të vdekur, nga shtëpia
e vëllaut solli kunatën me tre fëmijët dhe i vrau.
Ai nuk u ngop me aq. Nga shtëpia tjetër nxori hallën
dhe disa njerëz të tjerë që ishin aty, kryesisht
të paaftë për luftë, por edhe të plagosur.
Pasi i vranë të gjithë meshkujtë, gratë filluan
ti ç’nderojnë . Kur polici i shfrenuar që kishte
ç’nderuar mbesën time 14 vjeçare, tha se ajo
ka vdekur, halla ime iu afrua dhe kur e pa klithi aq shumë, sa
mu duk se filluan të qajnë male e fusha në gjithë
Kosovën. Pas pak barbarët serbë filluan të shtijnë
pa kontroll, dhe kur u dëgjuan aq shumë të shtëna
ata filluan të ikin, sepse siç duket i kishin parë
ushtarët e UÇK-së. Sikur të mos na vinin në
ndihmë ushtarët tanë, të gjithë do të
ishim vrarë. Aty mbetën të vdekurë dhjetë veta
nga plumbi dhe dy veta nga dhunimet ndërkohëqë një
ishte i plagosur. Të dhunuara ishim tetë, të cilat kishim
mbetur të shtrira. Ushtarët e UÇK-së, po përpiqeshin
të na ndihmonin dhe na ngushëllonin. Ndoshta do ta donja më
shumë jetën, por kur kujtoj se si shkoi im vëlla në
UÇK, dhe se unë u frikësova ti bashkangjitem dhe kur
më gjeti të përdhunuar, e përpiqej të më
ngushëllonte i thashë: “ Vëlla ma jep një
plumb të lutëm, tash po e shoh se sa kamë gabuar që
nuk kamë ardhur me ty”. Ai më shikoi dhimbshëm
e më tha : “ Shko ti më parë e shero plagët
tua se atdheu gjithmonë ka nevojë për njerëz”.
Dhe, tani mund të them:
“ Të tjerët e gëzofshin lirinë, mua nuk më
duhet jeta”.
Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm
Shtatëmbëdhjetë vjeçarja R.S. e
cila është nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngriste
kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë
nga të prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje
në fytyrë, jo vetëm atë, por çdo gjë
rreth saj, sikur e bënin më të mjerë dhe më
të merzitur. Ajo, e mërzitur shtrëngonte duartë,
kurse dridhjet që i shfaqeshin në trup ia ndalnin fjalët.
Edhepse dridhjet po i bëheshin gjithnjë e më të
papërmbajtura, ajo mblodhi forcën e fundit, kafshoi buzën
dhe tha: “ Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë
pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi
të shkonim në ndonjë vend më të sigurtë
qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm
prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi.
Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake.
Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka:
vrisinin, kidnaponin, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të
gjithë banorët e vendbanimeve buzë magjistrales Prishtinë
- Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, edhe ne poashtu.
Nga granatimet që bëheshin përreth, shpesh nuk mund ta
bënim asnjë sy gjumë, e as të fusnim bukë në
gojë. Disa ditë para se të fillonin bombardimet, shkuam
në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte
pasur më tepër se dhjetë mijë banorë . Kur
filluan bombardimet atje numri u rrit edhe më shumë, nuk dihej
çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të
rrethuar. Shtëpitë e fshtatit Barilevë, ishin shumë
të vogla për t’i pranuar të gjithë ata njerëz,
ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi
pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe
të flejmë. Por, edhe po të kishim vend ndonjë i
rritur vështirë do të fuste gjumë në sy. Të
gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim
kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë
me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë
me vete: “Sikur të na shpëtonin fëmijët”.
Dhe erdhi dita të cilës iu druam aq shumë. Bishat serbe
arritën në fshat. Së pari na i morën të gjithëve
stolitë earit dhe paratë e pastaj filluan t’i ndajnë
burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllanë, sepse
nuk kishte asgjë të vlefshme t’ju jipte policëve
të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllaut, i cili më
shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli
sytë përgjithmonë. Kraharorin ia kishin marrë disa
plumba, këmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unë shtrëngoja
grushtat dhe mallëkoja nepër dhëmbë e pafuqishme.
Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një
nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më
largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në
Prishtinë. O zot, si ndjehej motra e cila po braktiste trupin e
vëllait të pavarrosur, dhe si do ta donte ajo jetën kur
ia vranë vëllaun para syve. “Më mirë do ta
kishte po të shkonte ushtar”- foli nëna nepër dhëmbë
dhe vazhdoi rrugën duke e tërhequr për dore motrën
e vogël. Ajo nuk e këtheu kokën më as kah unë.
Për krahu më mori një grua e atij fshati, por hapat e
mij sa ecja e bëheshin më të vegjël. E di që
në një moment, dikush më dha një pikë ujë
dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi
shumë pak.
Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër
i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm
femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante
për krahu kur po më ndanin më këshilloi: “Bëhu
gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë”.Dhe
kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më
dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë
rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duartë,
por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për
tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me
veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër
të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të
tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më
zhvishte. I kisha duartë e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte
as përshtypje. Më ç’nderuan dy dhe i treti u
afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha
djath e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në
flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të
ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja
sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se
atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç
se më ç’nderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte
shokëve:
“Ja unë po pi gjak shqiptari”. Vetëm Zoti mund
të di edhe sa kohë ata do të loznin me mua, sikur mos
të fillonte një shi i rrëmbyeshëm. Ikën ata
dhe unë mbeta gjallë. Sot, edhe po të përpiqem ti
këthehem jetës, e di që çdonjëri që
me njeh e di të vërtetën. E unë sa herë e prek
fytyrën time , kujtimet e hidhura më rishfaqën, dhe jeta
ime bëhet e pavlerë”.
Atë ditë qante edhe Prishtina
”As vetë nuk e di sa ditë kishte që
kur kishin filluar bombardimet”- e filloi rëfimin vajza nga
Prishtina.” Ne rrinim të strehuar në bodrumin e shtëpsë.
Ishim i gjithë farefisi mbi 20 veta. Ushqim kishim siguruar, por
frika nuk na linte as të hanim e as të rrinim të qetë.
Rrallëkush po dilte nga shtëpia për të parë
se çka po ngjante me të tjerët. Kuptonim nga diçka
vetëm nga radio dhe TV-të e huaja. Pas masakrës së
Obiliqit, frika e bëri të vetën, ajo na kaploi të
gjithëve. Kishte ditë që po prisnim se kur do të
na dëbonin edhe neve nga shtëpia. Unë, dhe dy nuset e
vëllezërve frigoheshim të dilnim dhe të iknim jashtë
Kosovës. Nuk ikëm as atëherë kur ikën pjesa
më e madhe e Kosovës. Ishte mëngjes i ftohtë dhe
si për inat, të gjithëve na kishte zënë gjumi.
Trokitja në derë ishte aq e fortë dhe aq e tundëshme,
sa për një moment mu duk se u lëkund e gjithë shtëpia!
Kur babi e hapi derën, disa policë me shpejtësi u futën
brenda, dhe, më së pari e rrotulluan dhe përmbysën
djepin ku ishte foshnja. Nusja klithi dhe kur iu afrua djepit të
përmbysur, polici i ra me kondak të pushkës dhe ajo u
alivanos, e foshnja vazhdonte të qante e trembur. Unë edhepse
e frikësuar, iu afrova djepit . Kur provova ta marrë foshnjën,
njëri nga policët më kapi për flokësh dhe më
nxorri jashtë shtëpisë. Aty pashë se në oborrin
tonë kishte sjellur edhe shumë meshkujë të tjerë.
Ishin të rrahur e të përgjakur, kishte edhe të plagosur,
kishte fqinjë dhe të tjerë që nuk i njifja. ”Lidhi
me këtë”- më urdhëroi një polic - e unë
vetëm dridhesha. Nuk kisha fuqi, por edhe nuk doja ta bëjë
një gjë të tillë. Kur ai pa se unë po hamendesha,
filloi ti godasë ata me zingjirë, por ata nuk kishin fuqi
t’u bënin rezistencë, ngase përreth tyre kishte
edhe dhjetëra policë dhe ushtarë të tjerë serbë
që ishin vënë në gjendje gatishmërie me armë
në dorë. Unë kujtova se me atë skenë do të
përfundonte çdo gjë, por befas erdhi një kamion
i mbyllur në të cilin i futën meshkujtë një
nga një. Mendova se aty do ti fusnin të gjithë, por barbarët
i ndan&e |